Isida Mollaymeri zbulon sherrin me policin ‘e paaftë’: Dukesh që nga sytë që je tapë

Isida Mollaymeri zbulon sherrin me policin ‘e…

Balerina simpatike Isida Mollaymeri, ka qenë e ftuara e dytë në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, mbrëmjen e së mërkurës.

Edhe pse të gjithë e njohim si një vajzë të qetë dhe shumë paqësore, në intervistë Isida rrëfeu një anë të panjohur të sajën. Ajo nuk lejon askënd ta akuzojë pa të drejtë, përfshire këtu edhe policinë e shtetit.

Ester BylykuA ke patur ndonjëherë probleme me policinë?

Isida MollaymeriKam patur njëherë. Jam kapur me një polic që më tha: ‘Dukesh që nga sytë që je tapë. ’ Ndërkohë që unë nuk pi fare alkool. Unë qesha dhe i thash: Në qoftë se, unë dukem nga sytë që jam tapë, ti s’je polic. Fillova të tallesha pastaj me të.

Ester BylykuA të arrestuan?

Isida MollaymeriJo, jo. I fryva tubit, qesha, dhe i thash: ‘Hiq kapelen se gjynah që je polic’ dhe ika.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit