Islandë/ Testimi i shkurtimit të orarit zyrtar, njerëzit bëjnë vetëm 4 ditë punë në javë

Islandë/ Testimi i shkurtimit të orarit zyrtar,…

Në Islandë ka përfunduar testimi i shkurtimit të orarit zyrtar të punës, nga pesë në katër ditë, pa zgjatur oraret e punës brenda ditës. Rezultati? Autorët thonë se ishte një “sukses i jashtëzakonshëm”.

Testimi ku punonjësit u paguan me të njëjtën rrogë, por për orë më të shkurtuara pune në javë nisin që në vitin 2015 dhe vijuan deri në 2019. Të dhënat e grumbulluara më pas u studiuan për dy vite me radhë.

Sipas autorëve të studimit, produktiviteti në punë në shumicën e kompanive që ndërmorën këtë test u përmirësua në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq mbeti po i njëjtë.

Testime dhe studime të ngjashme po kryhen në të gjithë botën, që nga Zelanda e Re e deri në Spanjë, ku kompani të ndryshme private po aplikojnë në projekte pilot javën 4-ditore të punës.

Në Islandë u përfshinë institucionet shtetërore, që nga Këshilli i Kryeqytetit dhe qeveria, duke përfshirë një numër më të madh se 2500 punonjësish, që përbën 1 për qind të krahut të punës në Islandë.

Testimi përfshiu një gamë të gjerë pozicionesh, që nga edukatoret, mësuesit, punonjës të zyrave shtetërore, shërbimet sociale dhe deri te spitalet.

Oraret e punës u reduktuan në javë nga 40 orë në 33 deri në 36 orë pune. Rezultatet dhe performanca në punë pas këtyre ndryshimeve u ndoqën nga grupe të ndryshme shoqatash të shoqërisë civile dhe vetë autoritetet shtetërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit