Ismet Drishti shëtit me gomar nëpër Tiranë, përplaset me policinë tek liqeni

Ismet Drishti shëtit me gomar nëpër Tiranë,…

Ismet Drishti, një prej emrave më të njohur në vend për kamerat e fshehta ka realizuar një video në rrugët e Tiranës, ku lëviz me gomarin dhe kërkon që të futet në disa parqe të kryeqytetit. Kudo përballej me policinë që i thonin se ishte i bllòkuar për shkak të koronavirusit.

Konfliktin më të gjatë e pati me policët tek Liqeni Artificial ku u përball me punonjës që nuk kishin as emra, as numra në uniformat e tyre. Drishti nuk hiqte dorë dhe thoshte se nuk do të largohej pasi nuk kishin mjet identifikimi si punonjës policie.

Pati edhe pak konfrontim fizik ku polici i thoshte se do e shoqëronte në komisariat, Ismet Drishti reagoi fort duke i thënë që të mos e prekte me dorë.

Kur mbërriti një polic i identifikuar, Drishti i tregoi se gomarin e mbante me vete si kafshë shoqërimi dhe për këtë nuk pati asnjë problem.

Pjesë nga biseda:
Drishti: Po deri tek shiriti. Polici 1: Nuk lejohet. Drishti: Po pse nuk e ke vënë shiritin këtu. Polici 1: Po jam unë këtu. Drishti: Dmth ti je në vend të shiritit. Polici 1: Po normale. Drishti: Dmth ti bën punën e shiritit. Pse nuk lejohet? Pòlici 1: Me urdhër nga lart. Drishti: Ku është ky urdhri? Polici 1: Jam unë punonjës policie. Kthehu ose do marrësh masë? Drishti: Cfarë mase do marrësh? Zotëri mund të merrni informacion në organet përkatëse.

Polici 1: Po uniforma e policisë ka emër dhe numër. Kush jeni ju? Policja 2: Më vjen keq. Drishti: Unë nuk të njoh zonjushë, më nxirr emrin dhe numrin. Policja 2: Keni të drejtë. Drishti: Zonjushë kur kam të drejtë, përse më pengon? Polici 1: Zotëri do të të shoqëroj. Drishti: Kush je ti të më shoqërosh? Mos më prek me dorë zotëri.

Polici 3: Ku do shkoni me këtë? Drishti: Xhiro nëpër Tiranë, e kam kafshë shoqërimi. Dikush ka qenin, peshkun, majmunin, unë kam këtë. Pòlici 3: E kam kohën e kufizuar. Drishti: Këta kë përfaqësojnë? Polici 3: Janë kolegët e mi. jam në shërbim, nuk lejohet asnjë këmbësor dhe asnjë person me kafshë shtëpiake apo shoqëruese.

Drishti: Të lutem, ku të marr vesh që është pòlic. Nuk ka emër as numër. Këtë uniformë e blej në dyqan. Ku ta di që nuk janë kriminela? Polici 3: Ky është problemi i tyre, jo i juaji. Drishti: Mirë mirupafshim zotëria juaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit