
Gjykata e Vercellit dënoi me tetë vjet e pesë muaj burg dhe 2700 euro gjobë 23-vjeçarin shqiptar, Briland Thani, për grabitje, mbajtje dhe armëmbajtje pa leje, marrje të sendeve të vjedhura dhe lëndime të rënda personale.
Mediat italiane raportojnë se Thani ishte anëtar i bandës që kishte kryer disa vjedhje në zonën midis Lombardisë dhe Piemontes. Bosi i grupit ishte Kristjan Mehilli, i dënuar me burg, i cili ishte arratisur natën e ndërrimit të viteve, por u arrestua sërish në Holandë.
Gjithashtu, gjyqtarët dërguan në prokurori dokumentet kundër disa bashkëpunëtorëve të të të akuzuarit për akuzën e dëshmisë së rreme. Përveç Kristjan Mëhillit, u arrestuan dhe u dënuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci.
Sipas prokurorisë së Vercellit, njeriu i pestë ishte Briland Thani, i zbuluar falë përgjimeve telefonike. Kujtojmë se Thani u arrestua nga policia shqiptare më 10 janar 2021 dhe u ekstradua në Itali.