Itali/ 30-vjeçari shqiptar i varur nga alkooli dhe droga dhunon nënën e tij

Itali/ 30-vjeçari shqiptar i varur nga alkooli…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se një 30-vjeçar shqiptar ka dhunuar nënën e tij. I riu u arrestua teksa kishte shkuar pranë banesës së të ëmës, duke e kërcënuar dhe goditur me shkelma derën. Ngjarja është regjistruar një ditë pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila përfundoi me dhunim të nënës.

Më pas, ai është përpjekur të hyjë me dhunë në shtëpi për të marrë sendet personale. Pas arrestimit të djalit, nëna tregoi se kishte qenë viktimë e abuzimit nga djali i saj, i varur nga alkooli dhe droga. 30-vjeçari u arrestua nën akuzën e abuzimit në familje, pasi kjo nuk ishte hera e parë që dhunonte të ëmën.

Sipas mediave italiane 30-vjeçari ishte i njohur nga autoritetet për krime të mëparshme, përfshirë përndjekjen ndaj dy grave të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit