Itali/35-vjeçarja gjendet e vrarë në apartament, në kërkim burri shqiptar

Itali/35-vjeçarja gjendet e vrarë në apartament, në…

Një grua 35-vjeçare u vra në shtëpinë e saj në Bolzano. Alarmi ra pasditen e vonë të së dielës, pas një raportimi. Në banesën në Viale Trieste, policia gjeti trupin e 30-vjeçares. Policia italiane është vënë në kërkim të bashkëshortit shqiptar, i cili mund të drejtohet në Shqipëri.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere. Alarmi ra pasditen e së dielës vonë pas një denoncimi nga të afërmit e bashkëshortit të saj, Avni Mecje. Burri gjatë një telefonate do të kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Ai do të ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të kthehej në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës, shkruajnë mediat italiane.

30-vjeçarja banonte në një pallat në afërsi të pishinës publike “Lido”, një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera. Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit