Itali/ Aksidentohet burrë e grua, çifti shqiptar në gjendje të rëndë

Itali/ Aksidentohet burrë e grua, çifti shqiptar…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Marola të Italisë.

Një çift bashkëshortësh shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë përplasur me dy makina të tjera. Ata udhëtonin me një mjet tip “Audi”, dhe ishin nisur drejt qytetit. Si pasojë e përplasjes, makina është shkatërruar pothuajse përpara.

Fillimisht ata kanë goditur një makinë të bardhë me dy të rinj brenda, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Më pas, makina është përplasur me një tjetër mjet të një banori të zonës, i cili po ashtu ka marrë vetëm dëmtime të lehta.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia, zjarrfikësit dhe urgjenca. Këta të fundit bënë të mundur dërgimin e çiftit shqiptar në spital. 

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për aksidentin e rëndë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit