Itali/ Anija me flamur shqiptar fundos peshkarexhën italiane

Itali/ Anija me flamur shqiptar fundos peshkarexhën…

Anija me flamur shqiptar është përplasur me peshkarexhën italiane, e cila është fudnosur më pas. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, 23 milje nga bregu i Adriatikut në afërsi të Riminit në Itali.

Anija shqiptare po vazhdonte drejt portit të Ravenës në momentin që u përplas me peshkarexhën italiane. Pas përplasjes, ekuipazhi i anijes me flamur shqiptar ka bërë të mundur edhe shpëtimin e katër marinarëve italianë që ndodheshin në peshkarexhë.

Më pas, ekuipazhi i anijes shqiptare ka njoftuar edhe autoritetet përkatëse për këtë aksident. ata dhanë alarminduke sjellë anijet e patrullimit të Zyrës së Portit dhe Zjarrfikëses së Ravenës me zhytësit. Katër marinarët italianë ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende dhe vijojnë hetimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit