Itali/ Dy shqiptarëve u sekuestrohet 300 mijë euro kokainë

Itali/ Dy shqiptarëve u sekuestrohet 300 mijë…

Policia italiane e Gjenovës ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, S. G., 35 vjeç dhe S.L., 26 vjeç, pasi akuzohen për posedim droge me qëëim trafikun. 

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarëve iu gjetën mbi 3 kg kokainë shumë të pastër të fshehur në shtëpi, në rrethin Bolzaneto.

Për disa ditë , policia kishte monitoruar dy shqiptarët, të cilët nuk kishin precedent të mëparshëm penalë, punonin rregullisht dhe ishin të integruar mirë në shoqërine e qytetit. Por lëvizjet e tyre jashtë orarit të punës kishin ngjallur dyshime. 

Agjentët e Antidrogës ndërhynë për t’i arrestuar kur i panë të dy të takohen dhe u futën në shtëpinë e njërit prej tyre. Pas pak minutash, kur njëri prej të dyve doli jashtë, duke parë me kujdes përreth, u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit dhe në të njëjtën kohë policët fituan akses në të dy banesat.

Nga kontrolli rezultoi se në shtëpinë e S.G u gjetën mbi 2.5 kg kokainë shumë e pastër e paketuar në petka, një peshore precize, material paketimi dhe një makinë vakum; 500 gr të tjera u gjetën në shtëpinë e S.L. 

Sasia e konsiderueshme e kokainës tregon se ata janë furnizues të rëndësishëm me drogë për trafikantët që operojnë çdo ditë në Gjenovë. 

Kokaina e sekuestruar, në fakt, do të lejonte përgatitjen e mbi pesëmbëdhjetë mijë dozave të cilat, nëse dilnin në treg, do të kishin sjellë fitime të paligjshme mbi 300 mijë euro. Dy shqiptarët e arrestuar tashmë janë transferuar në burgun e Marasit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit