Itali/ Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës, sekuestrohen 78 mijë euro

Itali/ Goditet banda shqiptare e trafikut të…

Banda shqiptare e kishte kthyer apartamentin në vend për mbajtjen dhe rregullimin e kokainës gati për treg.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në provincat e Milanos, Monza Brianza, Pavia, Alessandria dhe Asti, Karabinierët arrestuan 14 persona. 

Mediat italiane shkruajë se të arrestuarit akuzohen për posedim dhe trafik droge, grabitje, zhvatje dhe lëndime të rënda ndaj diss personave. 

Raportohet se mes të arrestuarve është një grup me origjinë shqiptare, të ciët e kishin bazën në Carugate (Milano) dhe ishin aktiv në trafikun e heroinës dhe kokainës. 

Po ashtu u godit edhe një shoqatë afrikano-veriore që merrej po ashtu me tregtimin e drogës.

Në bazën e shqiptarëve në Carugate, një apartament i përdorur si një rafineri për lëndët narkotike, u gjetën kuti të ndryshme që përdoren për ruajtjen e llojeve të ndryshme të drogës. 

Po ashtu u hodh dritë mbi episode të ndryshme dhune të lidhura me tregun e drogës në zonën Abbiategrasso. Sakaq janë sekuestruar rreth 78 mijë euro, si rezultat i shpërndarjes së drogës dhe rreth 13 kilogramë drogë. 

Ndërkohë janë duke vijuar kërkimet nga karabinierët për të gjetur më shumë para dhe drogë tek të arrestuarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit