Itali, i riu shqiptar përplaset për vdekje nga furgoni

Itali, i riu shqiptar përplaset për vdekje…

Një aksident tragjik është regjistruar në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, jashtë Terracinës.

Një furgon drejtuar nga një 41-vjeçar që punonte për një kompani po udhëtonte përgjatë rrugës Appian drejt Terracina në hyrje të qytetit ka goditur për vdekje të riun.

Shoferi i tha policisë se pranë mbikalimit furgoni i tij ka goditur diçka që nuk ka mundur ta deshifrojë menjëherë dhe pasi ka udhëtuar disa metra, është kthyer mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Më pas, ai ka zbuluar trupin e të riut shqiptar të shtrirë në shkurret në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit ka shkuar menjëherë në polici ku ka treguar gjithçka. Shoferi akuzohet për vrasje me automjet. Identiteti i shqiptarit nuk dihet ende nga mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit