
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e së hënës në qendrën e Via Claudia në Doccia di Savignano. Një 53-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hazbi Hajdini, po kalonte rrugën në vijat e bardha, teksa u përplas për vdekje nga një Fiat Fiorino. Përplasja rezultoi fatale duke i marrë jetën. Ai u dërgua në spital pas ngjarjes, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda që mori. Viktima punonte në një punishte mekanike në zonën e Bolonjës, ndërsa jetonte jetonte në Doccia me gruan, dy fëmijët dhe nënën e tij.