Itali/ Iu gjetën 52 kg kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari

Itali/ Iu gjetën 52 kg kokainë në…

Një shqiptar 45-vjeçar ka rënë në pranga në Itali, pasi në apartamentin e tij policia gjeti një sasi të madhe droge.

Ngjarja ka ndodhur në Brescia, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, u gjetën dhe sekuestruan 52 kg kokainë e pastër, e cila kap vlerën e 14 milionë eurove.

Forcat e rendit kanë rënë në gjurmët e 45-vjeçarit pas një hetimi të gjatë dhe më pas e kanë kapur në flagrancë.

Shqiptari ndodhet në burg, megjithatë hetimet vazhdojnë, për të bërë të mundur edhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.

Burimi: Brescia Today.

Përshtati: Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit