
Një italian dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafik droge.
Mediat italiane raportojnë se të arrestuarve banues në Torino u janë sekuestruar 27 kilogramë drogë dhe 180 mijë euro cash, me shumë gjasa rezultat i shitjes së heroinës, marihuanës dhe hashashit.
Konkretisht në banesën e shtetasit me origjinë shqiptare, karabinierët gjetën 14 kg heroinë, 5 kg marihuanë dhe 8 kg hashash, ndërsa në shtëpinë e pushuesit italian, karabinierët sekuestruan 180 gramë hashash dhe 180 mijë euro cash.
Ata bisedonin në aplikacionin Telegram për shitjen e drogës dhe mes klientëve të tyre ishin edhe disa studentë.