
Një aksident tragjik është regjistruar në Lecce të Italisë. Sipas quotidianodipuglia.it, një makinë ka përplasur një biçikletë, teksa për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij. Ky i fundit është një 43-vjeçar shqiptar, Ndriçim Sollaku i cili jetonte në Lequile. Ai humbi jetën gjatë natës në spitalin Vito Fazzi, ku u transportua në gjendje të rëndë për jetën. 43-vjeçari nga Shqipëria po udhëtonte me biçikletë në anë të një rruge ku nuk lejohet lëvizja e biçikletave, ndërsa është përplasur për vdekje nga shoferi i makinës, i cili e ka dërguar shqiptarin në spital, por 43-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur.