Itali, një shqiptar dhe një maqedonas rrihen në mënyrë barbare

Itali, një shqiptar dhe një maqedonas rrihen…

Një shqiptar dhe një maqedonas janë rrahur barbarisht me shkopinj përpara një lokali në Itali.

Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar një natë më parë në ambientet e jashtme të një klubi nate në San Giuliano Terme.

Në momentin që 43-vjeçari parkoi makinën e tij, dy shqiptarët u dolën para dhe nisën ta godisnin me shkopinj atë dhe maqedonasin, duke i lënë të plagosur rëndë.

Të dy do të qëndrojnë për 25 ditë të shtruar në spital për shkak të dhunës që kanë pësuar dhe dëmeve të mëdha në trup.

Sa i përket identiteteve, ende nuk është bërë me dije asnjëri prej tyre, por mediat e vendit fqinj shkruajnë se 43-vjeçari ishte një shqiptar problematik që i ishte refuzuar rinovimi i lejes së qëndrimit shtatorin e kaluar nga policia së Pizza-s.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit