Itali/ Po punonte në ndërtim, 38-vjeçari shqiptar bie nga lartësia

Itali/ Po punonte në ndërtim, 38-vjeçari shqiptar…

 Një 38-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë nga lartësia, teksa po punonte në ndërtim. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Livorno, në zonën Porta a Mare.

Pas kësaj, bëhet me dije se shqiptari ka marrë ndihmë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar me urgjencë në spital.

Policia ka marrë në pyetje administratorin e firmës, pasi dyshohet se ka neglizhuar mbrojtjen e punëtorëve ne firmën e tij. Sa I përket të plagosurit, raportohet se shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën.

Burimi:/iltirreno.gelocal.it/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit