Itali, pranga për shqiptarin, e ktheu shtëpinë në “biznes” droge

Itali, pranga për shqiptarin, e ktheu shtëpinë…

Policia italiane ka vendosur në pranga një 36-vjeçar shqiptar. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat fqinje bëjnë me dije se të gjithë aktivitetin e tij shqiptari e ushtronte nga shtëpia dhe nga dyqani ku punonte.

Ndër të tjera bëhet me dije se 36 vjeçari ishte ilegal dhe nuk zotëronte leje qëndrimi në Itali. Ai ishte arrestuar dhe më parë për trafik të lëndëve narkotike, duket se nuk kishte hequr dorë nga vesi i tij.

Në momentin e ndalimit ata e mbyllën në një dhomë gruan e shqiptarit dhe qenin e tyre dhe më pas i drejtuan prangat këtij të fundit. Shqiptari reagoi duke goditur oficerët e policisë ndërsa klienti i tij u largua nga vendngjarja.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 127 gram kokainë si dhe mjete për të paketuar dozat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit