Itali/ Qeveria përcakton rregulla të reja: Për festa duhet të jeni 6 persona në tavolinë!

Itali/ Qeveria përcakton rregulla të reja: Për…

Qeveria italiane ka përcaktuar rregulla dhe udhëzime  të qarta për festën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri.

Sipas urdhrit të ri, darka e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të mbledhë në tryezë jo më shumë se gjashtë persona.

Mbi të gjitha, do të gjurmohen të pranishmit, veçanërisht ata që mund të kenë pasur kontakte potenciale me persona të infektuar në ditët e mëparshme. Po ashtu nuk lejohen puthjet apo përqafimet si dhe do të ndalohet mesha e Krishtlindjeve.

Rregullat janë në fuqi në të gjithë Italinë, ndërsa pistat e skive do të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 janar, për të shmangur një valë të tretë të COVID-19./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit