Itali/ Sekuestrohen 14 ton pilula amfetamine, njihet si droga e xhihadistëve

Itali/ Sekuestrohen 14 ton pilula amfetamine, njihet…

Policia italiane ka sekuestruar 14 ton pilula amfetamina, që dyshohet se ishin prodhuar nga ISIS në Siri.

Sipas CNN, agjentët gjurmuan tre kontejnerë të dyshuar në portin e Salerno në jug-perëndim të Italisë dhe gjetën 84 milion pilula me një vlerë tregu prej 1 miliardë euro (1.12 miliardë dollarë). Pilulat ishin fshehur brenda cilindrave të letrës për përdorim industrial.

Hetuesit thanë se kjo është ngarkesa më e madhe e drogës në botë për sa i përket vlerës dhe sasisë.

Komandanti Domenico Napolitano, kreu i policisë financiare për qytetin e Napolit, tha për CNN se droga ishte e fshehur mirë dhe skanuesit në port nuk i zbuluan ato.

“Ne përgjuam thirrjet telefonike dhe anëtarët, kështu që ne dinim se çfarë prisnim”– tha me tej ai. Pilulat mbanin logon “Captagon”, që konsiderohet ndryshe dhe si “droga e xhihadistëve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit