Itali | Sherr me thika për femrat, plagosen dy 17-vjeçarë shqiptarë

Itali | Sherr me thika për femrat,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se disa të rinjë shqiptarë janë zënë me njëri-tjetrin, teksa sherri ka përfunduar me përdorimin e thikave. Pas këtij sherri i cili u regjistrua në Firenze të Italisë, të plagosur kanë mbetur të plagosur dy 17-vjeçarë shqiptarë. Sipas quineësfirenze.it, djemtë shqiptarë, dyshohet se janë sulmuar nga dy bashkëkombës, më të mëdhenj se ata, rreth të njëzetave të cilët më pas kanë ikur. Mësohet se sherri ka ndodhur pasi këta të fundit i akuzuan se po ja shikonin të dashurat e tyre. 17-vjeccarët janë nisur për në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit