Itali, shoferi shqiptar bëhet hero, shmang tragjedinë para se të ndërronte jetë

Itali, shoferi shqiptar bëhet hero, shmang tragjedinë…

Një shofer shqiptar ka bërë një xhest vërtet fisnik fare pak çaste para se të ndërronte jetë në mënyrë tragjike, prej një goditje kardiake.

Kamionisti Shkelqim Boriçi, 63-vjeç, ndërroi jetë në Itali, gjatë transportimit drejt spitalit, pasi duke drejtuar automjetin u godit nga ataku kardiak, ndërsa ishte në timonin e kamionit të ngarkuar me mollë.

Megjithëse ambulanca mbërriti në kohë përsëri ai nuk arriti të mbijetojë. Ai ishte duke udhëtuar përgjatë rrugës “Castelaz”, në momentin kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Me gjithë fuqitë që pati ai arriti të manovrojë kamionin nga rruga për të shmangur aksidente të mundshme me mjetet e tjera. Telefonata ndaj ambulancës u bë nga disa çiklistë që panë makinën të dalë nga rruga.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por për fat të keq Shkëlqimi nuk arriti të mbijetojë dhe zemra e tij ndali rrugës për në spitalin “Santa Chiara”.

Të gjithë kanë vlerësuar altruizmin e burrit i cili pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore ka mundur të shmangë një aksident që mund të ishte fatal edhe për shumë përdorues të tjerë të rrugës./ Burimi: giornaletrentino.it/ Përshtati: JOQ-Albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit