Itali/ Shqiptari që përdhunoi minorenen 14 vite më parë, kapet po në të njëjtin vend ku kreu aktin

Itali/ Shqiptari që përdhunoi minorenen 14 vite…

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga agjentët e zyrës së migracionit në Itali, pasi ishte në arrati që prej vitit 2013, kur i shpëtoi ekzekutimit të një dënimi për dhunë seksuale në grup.

37-vjeçari, i cili në atë kohë kishte ikur në Shqipëri për të shmangur burgun, kishte gjetur strehë në Cotronei, një qytet i vogël në zonën e Crotone Sila, pikërisht aty ku dhuna kishte ndodhur 14 vjet më parë.

Historia në të cilën ai është përfshirë daton në verën e vitit 2009 kur së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë dyshohet se ka abuzuar me një vajzë minorene, gjithashtu shqiptare, vajzën e një të njohuri të tyre, që jetonte në Cotronei, shkruan Crotonese.

Tre burrat, askohe më shumë se 20 vjeç, ndonjëherë së bashku dhe herë-herë vetëm, e kishin joshur vajzën në rrugët e qytetit, duke e çuar më pas në vende të izoluara për ta dhunuar, madje duke shkuar aq larg sa, në një rast, e kishin kërcënuar me armë.

Ngjarja, që bëri bujë në të gjithë krahinën, doli në dritë falë deklaratave të vajzës, e cila gjeti forcën për të denoncuar abuzimet e pësuara, që zgjatën për të paktën tre muaj. Në atë moment tre shqiptarët, dy prej të cilëve kushërinj, humbën gjurmët e tyre, por në vitin 2013 dy kushërinjtë u kapën nga policia, njëri në Milano dhe tjetri në Santa Severina, në zonën e Crotone.

Kurse 37-vjeçari i arrestuar sot, arriti të arratisej në Shqipëri ku do të qëndronte deri para disa vitesh, kur vendosi të kthehej në Itali, në Cotronei, pikërisht vendin ku ndodhi përdhunimi. Ndoshta ka menduar se dënimi me 9 vjet e 6 muaj burgim që i ishte shqiptuar në shkallë të parë nga Gjykata e Krotonit për dhunë seksuale ndaj një të mituri të rënduar nga përdorimi i armëve, ishte shfuqizuar, por jo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit