Itali, shqiptari vret gruan dhe pastaj veten për shkak të xhelozisë! Letra e fundit: Nuk duroja dot më

Itali, shqiptari vret gruan dhe pastaj veten…

Për herë të parë ajo nuk u paraqit në punë. Dhe fëmijët, të cilët sapo ishin nisur për pushime, u përpoqën përsëri të kontaktonin prindërit e tyre, por pa sukses. Kjo ishte pikërisht shenja paralajmëruese e një tragjedie të rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik Italian.

Një tragjedi që ishte planifikuar në detaje dhe që përfundoi me dy viktima, Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti, të dy shqiptarë që jetonin prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina.

Shkëlqim Bedeli, 56-vjeçar i papunë, sipas hetimeve e mbyti gruan e tij Shegushe Paeshti, 55 vjeç, para se të varte veten.  Në banesën dy katëshe ku çifti jetonte, ditën e enjte u zbuluan trupat e dy viktimave, gruaja gjendej e shtrirë pa jetë në shkallët, e lidhur me parmakun e shkallëve dhe me shenja të dukshme dhune në qafën e saj ndërsa ai gjendej jo shumë larg, i vetëvarur në të njëjtin parmak.

Në dy letrat që ai kishte lënë në tavolinë, një për policinë dhe një për fëmijët Shkëlqim Bedeli, kishte treguar se ai nuk duronte dot më, stresi dhe zhelozia e kishte detyruar atë të ndërmerrte një veprim të tillë.  Pasi ai besonte se gruaja e kishte tradhtuar atë dhe kishte një lidhje jashtëmartesore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit