Itali/ Shtohen vdekjet në 24 orët e fundit, numri total i viktimave arrin mbi 33 mijë

Itali/ Shtohen vdekjet në 24 orët e…

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 111 viktima nga koronavirusi, duke sjellë kështu një total prej 3,3340 personash të cilët kanë humbur jetën.

Sakaq, sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2789 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 155.633 ndërsa autoritetet kanë raportuar se sot u regjistruan edhe 416 raste të reja pozitiv për një total prej 232.644 persona të prekur nga COVID-19.

Përsa i përket Lombardisë sot u regjistruan 67 viktima nga koronavirusi, ndërsa dje ishin 38viktima, dhe gjithashtu sot u identifikuan 221 raste të reja.

Në 24 orët e fundit, gjithashtu u regjistruan 1028 të shëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit