Itali/ Trafikantit shqiptar i gjendet kokaina që mbante të groposur në kopshtin e shtëpisë

Itali/ Trafikantit shqiptar i gjendet kokaina që…

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap duke shpërndarë kokainë në rrugë.

28-vjeçari, i cili prej ditësh ishte pikasur nga policia, u ndalua nga kjo e fundit pranë një qendre tregtare dhe kanë kontrolluar makinën me të cilën ai lëvizte nëpër qytet. Burri, për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, përdorte makina të marra me qira, duke i ndërruar ato shpesh.

Pas kontrollit të makinës u gjet dhe sekuestruan 16 doza të tjera kokainë të paketuara në të njëjtën mënyrë dhe gati për t’u shitur, si dhe shuma e parave prej 690 eurosh, të ardhura të mundshme nga aktiviteti i mëparshëm i trafikut të drogës, shkruajnë mediat italiane.

Aktiviteti i policisë në atë pikë u shtri edhe në shtëpinë ku ai banonte ku iu gjetën dhe sekuestruan 6600 euro, që dyshohet se i kishte përfituar nga trafiku i drogës.

Po astu jashtë shtëpisë ai kishte groposur edhe 80 doza të tjera kokaine me të njëjtën peshë me atë të shitur gjatë mëngjesit, 14 doza të tjera që përmbanin një sasi më të madhe, si dhe 50 gram kokainë të papërpunuar dhe tre peshore elektrike precize. Pas hetimeve gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë arrest shtëpie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit