Italia bën zbulimin e rëndesishëm, koronavirusi zhduket...

Italia bën zbulimin e rëndesishëm, koronavirusi zhduket…

Koronavirusi deaktivizohet nga rrezet ultravjollcë sipas një studimi italian.

Ky zbulimi mund të sjellë përfitime të mëdha për shkollat, për shëndetin dhe për aktivitetet tregtare, duke e rikthyer jetën e përditshme në normalitet.

Mario Clerici, profesor i imunologjisë në Universitetin e Milanos dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi, ka folur më gjatë për këtë zbulim.

Ai ka shpjeguar se virusi është më pak agresiv gjatë verës, falë rrezatimit më të madh diellor.

“Sa më shumë rreze ka në Tokë, aq më pak raste Covid-19 kemi. Këto janë të dhënat e reja që ne kemi zbuluar rreth këtij virusi gjatë këtyre javëve të nxehta.

“Kini kujdes sepse virusi nuk ka ndryshuar dhe nuk është bërë më i lehtë, ai vazhdon të jetë i ashpër. Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, por unë mendoj se do të jetë më pak e rrezikshme, sepse tani e kemi zbuluar se virusi mund të bombardohet me këto rreze dhe dimë si të ndërhyjmë”, është shprehur ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit