Italia i jep fund karantinës për turistët europianë

Italia i jep fund karantinës për turistët…

Italia njoftoi sot fundin e karantinës pesë ditore të vendosur deri tani për udhëtarët nga Bashkimi Europian, me qëllimin për të rimëkëmbur sektorin turistik.

“Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza nënshkroi një urdhër që parashikon hyrjen e udhëtarëve nga Bashkimi Europian, zona Shengen, Britania e Madhe dhe Izraeli me një test (antiCOVID-19) negativ duke anuluar gjithashtu sistemin aktual në fuqi të minikarantinës”, theksoi ministria në një Komunikatë.

Kjo masë do të hyjë në fuqi duke nisur nga e diela. Italia mbështetet shumë tek turistët e huaj për të rritur ekonominë e saj, ndërsa sektori i turizmit përbën rreth 13% të PBB-së së saj.

Gadishulli ka vuajtur veçanërisht nga epidemia COVID-19, e cila në vitin 2020 çoi në recesionin më të keq që nga periudha e pasluftës dhe kërkon të rimëkëmbet sa më shpejt të jetë e mundur duke siguruar për turistët e huaj rregulla të thjeshta dhe të qarta për t’u mundësuar hyrjen në vend.

Në këtë kontekst, ministri i Shëndetësisë njoftoi gjithashtu hapjen e aeroporteve të reja për fluturimet “COVID-free” nga më shumë vende.

Deri tani ky sistem fluturimi Covid-free, që përfshin një test negativ në nisjes dhe një tjetër në zbritje, ka funksionuar mes SHBA-së dhe aeroporteve të Romës dhe Milanos.

Tashmë ai është shtrirë në aeroportet e Venecias dhe Napolit dhe gjithashtu përfshin Kanadanë, Japoninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit