Italia iu lehtëson punën mësuesëve/ Krijohen màska transparente

Italia iu lehtëson punën mësuesëve/ Krijohen màska…

Duke qënë se shëndeti i fëmijëve është primar dhe çdo vend po përgatitet për hapjen e shkollave në këtë periudhë pàndemie, Italia ka gjetur një mënyrë shumë efikase.

Ekspertët së fundmi kanë vendosur që të krijojnë màska transparente për mësuesit.

Koordinatori i CTS Agostino Miozzo ka thënë se mbajtja e një màske transparente nga mësuesit në shkolla do të ishte një alternativë e shkëlqyer, pasi nxënësit mund të shohin shprehitë e fytyrës, ndërsa shton se po vlerësohet nëse është apo jo e sigurt.

 “Ne jemi duke vlerësuar karakteristikat e màskave transparente për operatorët e kopshteve dhe çerdheve. Pse jo, edhe për mësuesit e shkollave fillore”, është shprehur ai.

Mediat italiane bëjnë me dije se prezantimi i këtij varianti të ri në katalogun e màskave shkollore ishte koordinatori i CTS, Agostino Miozzo.

Ndër të tjera eksperti thekson se avantazhi i këtyre màskave, të cilat tashmë përdoren për të shûrdhërit, pasi duhet të jenë në gjendje që të lexojnë buzët e personit që flet, është që nxënësit të shohin shumë më mirë fytyrën dhe shprehjen e mësuesit, është një mënyrë që do bëjë që ato ta kuptojnë më lehtë mësimin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit