Italia na kërcënon/ Ngrihet alarmi: 13 raste me koronavirus erdhën nga Shqipëria. Bllokoni fluturimet!

Italia na kërcënon/ Ngrihet alarmi: 13 raste…

Enrico Rossi, Guvernatori i Toscanas në Itali, ka ngritur alarmin për përhapjen e koronavirusit nga Shqipëria.

Ai ka kërkuar sërish bllokimin e fluturimeve nga vendi jonë.

Gazeta “Il giornale” raporton se gjatë 24 orëve të fundit, në Toscana janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID.

Nga këto, 13 ishin nga Shqipëria, dhe një nga Ekuadori.

Qeveria duhet të ndërhyjë, në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin direkt të fluturimeve”, ka kërcënuar guvernatori Rossi.

Ndërkohë, pas konfirmimit të këtyre rasteve që vinin nga Tirana, guvernatori Rossi ka komunikuar me konsullatën e Shqipërisë.

Ai i ka kërkuar që të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14-ditor të karantinës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit