Italia nuk do të lejojë regjistrimin e fëmijëve të çifteve LGBTQ

Italia nuk do të lejojë regjistrimin e…

Italia nuk lejon regjistrimin e fëmijëve me prindër të grupit LGBTQ. Këtë urdhër e ka dhënë vetë kryeministrja Giorgia Meloni, e cila i ka bërë thirrje Këshillit të qytetit të Milanos që të ndalojë regjistrimin e fëmijëve të këtyre prindërve. Vendim ky që sigurisht ka rindezur debatet në vend.  

Kryetari i bashkisë  së Milanos, Giuseppe Sala, se ministria e brendshme e ka urdhëruar për mes një letërporosie që të mos regjistrojë asnjë fëmijë që vjen nga martesat e të njëjtës gjini.

Madje, bëhet me dije se, senati aktualisht bllokon edhe certifikatat e lindjes së fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks të lëshuara nga shtete të tjera të BE-së.

Guissepe Sala u shpreh se do të respektonte urdhrin, por nuk është aspak dakord me këtë vendim. Ai ka thënës se do të vazhdojë të  luftojë  politikisht për të garantuar që të njihen të drejtat e prindërve të të njëjtit seks dhe fëmijëve të tyre.

Italia legalizoi sindikatat civile të të njëjtit seks në vitin 2016, por nuk u ka dhënë akoma të drejtën e birësimit të fëmijëve apo shtatzënive surrogate. Gjë e cila po shkakton tension dhe trazira.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit