Italia nuk është më kavie eksperimentale

Italia nuk është më kavie eksperimentale

Nga Mark Lowen, BBC

Tetë javë më parë, Italia u bë kavie eksperimentale për kontrollin drakonian të virusit.

Nga sot, vendi ka nisur të lehtësohet: restorantet mund të ofrojnë shërbim për ta marrë me vete, parqet janë rihapur, ushtrimet në qiell të hapur janë të lejueshme, njerëzit mund të vizitojnë të afërmit edhe pse me maska, në funerale mund të marrin pjesë një numër prej maksimumi 15 persona dhe disa biznese kanë nisur punën.

Kryeministri ka paralajmëruar italianët që të mos e dëmtojnë përparimin e fituar deri më tani duke mos zbatuar rregullat e higjienës dhe duke lejaur infeksionet e reja. “Më shumë se kurrë, e ardhmja e vendit tonë është në duart tona,” tha ai.

Vendi regjistroi dje numrin më të ulët të vdekjeve ditore që kur u vendosën masat e kufizimit, duke provuar se bllokimi ishte shpëtimi i Italisë.

Por ishte edhe mallkimi i ekonomisë, që pritet të tkurret me 9 përqind këtë vit. Dhe shumë biznese nuk do jenë në gjendje të rihapen, të shkatërruara nga një izolim që do lërë plagë të thella.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit