Italia nuk gjen paqe! Rriten sërish rastet e reja me Covid, 10 viktima në 24 orët e fundit

Italia nuk gjen paqe! Rriten sërish rastet…

Italia nuk gjen paqe…

Pas disa ditësh qetësie, numri i rasteve të reja të personave të prekur me koronavirus është shtuar sërish në Itali, aty ku deri tani kanë ndërruar jetë më shumë se 35 mijë persona.

Sipas autoriteteve italiane të shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 306 persona, ndërsa të mërkurën ishin 282 raste. Në total, në Itali janë prekur 245,338 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 10 persona të prekur me Covid-19.

Aktualisht, në Itali janë të shtruar në spitale 713 persona, nga të cilët 49 ndodhen në terapi intensive, ndërsa 11,642 persona të prekur janë duke qëndruar në karantinë në shtëpi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit