Italia përparime në betejën me COVID, shënohet numri më i ulët i viktimave që prej Marsit

Italia përparime në betejën me COVID, shënohet…

Bie numri i viktimave nga COVID në Italinë fqinje.

Emergjencat Civile raportojnë se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 18 persona, krahasuar me 23 që ishin regjistruar një ditë më parë. Sipas të dhënave ky është bilanci më i ulët i humbjeve të jetës që prej 2 marsit.

Ulje drastike ka pësuar dhe numri i personave të rinj të infektuar për të cilët Emergjencat Civile bëjnë me dije se ishin 122.

Që nga nisja e pandemisë në Itali numërohen 34.675 viktima dhe mbi 238 mijë persona të infektuar me koronavirus.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit