Italia sërish nën pushtetin e flakëve

Italia sërish nën pushtetin e flakëve

Moti i nxehtë në Evropën jugore, ushqyer nga erërat e forta të nxehta nga Afrika e Veriut, ka kontribuar në shpërthimin e zjarreve dhe shtetin fqinj Italinë.

Zona të mëdha të pyjëzuar janë përfshirë nga flakët dhe mbi 400 njerëz janë evakuuar nga hotelet, kampet dhe shtëpitë në Camporino një komunë arbëreshe, ditën e djeshme.

Nga 15 qereshori dhe deri më 8 gusht janë bërë 44.442 ndërhyrje nga zjarrëfikësit në këto zona.

Konatakti i vazhdueshëm përmes radiove midis ekipeve në tokë dhe mjeteve ajrore të cilat janë në aksion vazhdojnë dhe sot.

Brigada Kombëtare e Zjarrit synon të përdorë mediat kryesore sociale për të komunikuar me qytetarët përmes internetit, për të njoftuar rrezikshmërinë në këto zona.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit