Italia u jep para për pushime qytetarëve

Italia u jep para për pushime qytetarëve

Shteti italian ka vendosur të ndihmojë financiarisht qytetarët e saj për pushimet verore.

Mediat italiane raportojnë se, qeveria ka miratuar rregullat për bonusin e pushimeve verore për shtetasit italian. Masa e parashikuar favorizon ato familje me të ardhura vjetore deri në 40.000 euro.

Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi është 500 euro kurse familjet me deri dy persona do të përfitojnë 300 euro.

Një person I vetëm përfiton 150 euro bonus.

Bonusi do përdoret në masën 80% në formën e uljes për pagesën e shërbimit turistik dhe në masën  20% si zbritje në deklaratën tatimore të të ardhurave.

Kusht është që bonusi duhet të përdoret si shpenzim i njëhershëm.

Si përdoret?

80% e uljes së çmimit të shërbimeve turistike të pushimeve në strukturën akomoduese i atribuohet një prej pjesëtarëve të familjes nën formën e skontos (uljes), në momentin e pagesës së shërbimit turistik pranë strukturës pritëse të përzgjedhur. Pjesa e mbetur prej 20% do të transferohet pr tu njohur tek deklarata e të ardhurave për vitin e ardhshëm, nga i njëjti subjekt që përdori zbritjen e pushimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit