Italia ul çmimet, shkak konkurrenca nga Shqipëria, një shezlong kushton 10 euro

Italia ul çmimet, shkak konkurrenca nga Shqipëria,…

Vitet e fundit turistët italianë kanë zgjedhur Shqipërinë dhe bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, duke ndikuar që në vendin fqinj të ulen çmimet.

Ndryshimet e viteve të fundit, i kanë detyruar bizneset e turizmit në plazhet e Milano Marittima-s, një fshat i Cervias në provincën e Ravenës, i njohur për turizmin, që të ulin çmimet.

Fshati që u popullua dhe ndërtua nga milanezët e vjetër në vitet 1900, sot vuan mungesën e turistëve vendas. Për këtë arsye në fund të korrikut dhe në këtë fillim gushti, për të qëndruar në plazhet me rërë shezlongu kushton vetëm 10 euro.

Dikur frekuentohej nga shtresa e mesme e popullsisë italiane, së fundmi e kanë braktisur për shkak të largësisë. Që të mbërrish në Milano Marittima duhet më shumë se tre orë e gjysmë, trenat dhe autobusët janë të vjetër.

I ndërtuar mbi filozofinë milaneze, vendasit ruajnë me fanatizëm hotelet e vjetra që trashëgohen brez pas brezi dhe që nuk kanë lidhje me ndërtesat moderne e plazheve të zonës ballkanike të Adriatikut, si Kroacia e më së shumti Shqipëria që po i josh turistët italianë jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit