Italia urdhëron TikTok të bllokojë përdoruesit të cilëve nuk u dihet mosha

Italia urdhëron TikTok të bllokojë përdoruesit të…

Italia ka urdhëruar të premten platformën e videove TikTok që të bllokojë përdoruesit e saj, të cilëve nuk i dihet mosha.

Ky vendim i Italisë ka ardhur pas  vdekjes së një vajze 10 vjeç, cila ishte përdoruese e TikTok dhe humbi jetën si pasojë e një sfide ekstreme që po kryente në këtë rrjet social.

Ajo ishte mbytur me litar dhe përfundoi në koma. Ishte motra e saj 5 vjeç që e gjeti në tualet dhe më pas e dërguan në spitalin e Palermos, ku nderoi jetë.

Prokuroria ka hapur një dosje për të hetuar mbi historinë e fëmijës që humbi jetën si pasojë e lojës në TikTok.

Në një komunikatë për mediat, rregullatori për privatësinë e të dhënave ka thënë se edhe pse TikToku ishte zotuar të ndalonte regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeç, ka qenë e lehtë të thyhej ky rregull.

TikToku duhet të bllokojë llogaritë e paverifikuara deri më 15 shkurt, ka komunikuar Italia.

Prindërit e saj kanë thënë se ajo po merrte pjesë në një sfidë në TikTok ku përdoruesit bënin sikur mbesnin pa frymë, derisa ajo vënë një rrip rreth qafës dhe ka mbajtur frymën derisa po xhironte veten në telefon.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit