Italia, vendi i parë në botë që vendos të bllokojë ChatGPT

Italia, vendi i parë në botë që…

Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave të Italisë është bërë rregullatori i parë në botë që bllokon chatbotin e njohur të inteligjencës artificiale të kompanisë së mbështetur nga Microsoft OpenAI. 

Në veçanti, Autoriteti njoftoi sot se ka nisur një hetim për të dhënat personale të mbledhura nga OpenAI, pas një shkeljeje të sigurisë kibernetike të ndodhur javën e kaluar, si rezultat i së cilës bisedat midis përdoruesve të shërbimit amerikan u ekspozuan, madje edhe disa nga të dhënat e tyre financiare.

Informacioni iekspozuar përfshinte emrat dhe mbiemrat e përdoruesve, adresat, datat e skadimit të kartës së kreditit dhe katër shifrat e fundit të kartave të kreditit, sipas një emaili dërguar nga OpenAI një klienti, përmbajtja e të cilit u pa nga Financial Times.

Organi italian njoftoi se kompania amerikane do të ketë 20 ditë kohë për t’iu përgjigjur shqetësimeve që i janë komunikuar dhe për të treguar se çfarë veprimesh ka ndërmarrë në këtë drejtim. Nëse OpenAI nuk përgjigjet brenda afatit, mund të përballet me një gjobë deri në 20 milionë euro. 

OpenAI do të bllokohet nga përpunimi i të dhënave të përdoruesve italianë përmes ChatGPT ndërsa ky hetim është në vazhdim.

Autoriteti Rregullator Italian nënvizon, në veçanti, “mungesën e një baze ligjore për të justifikuar mbledhjen dhe ruajtjen masive të të dhënave personale, me qëllim trajnimin e algoritmeve” mbi të cilat bazohet ChatGPT .

Ai gjithashtu kritikon mungesën e një filtri për të sigurt që fëmijët nën 13 vjeç të mos përdorin shërbimin dhe që ChatGPT “nuk jep gjithmonë informacion të saktë”, gjë që çon në keqpërdorim të informacionit personal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit