Italia vendos karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga BE-ja

Italia vendos karantinë të detyrueshme për udhëtarët…

Qeveria italiane ka vendosur një karantinë të detyrueshme pesëditore për udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Masat vijnë në një kohë kur blloku po përballet me një valë të tretë të koronavirusit ndërsa numri i të infektuarve rritet në një numër vendesh.

Më parë, vetëm personat që vinin nga jashtë bllokut e kishin si detyrim që të vetëizoloheshin.

Vendimi i marrë ditën e sotme vjen në një kohë kur rregullat e vendosura kryesisht në Evropë kërkojnë që udhëtarët të paraqesin teste negativ koronavirusi për të kaluar.

I njëjti rregull është në fuqi edhe në Gjermani.

Vendi është në një karantinë të pjesshme ndërsa rastet me Covid-19 vijon të rriten. Ndërkohë, në Britaninë e Madhe është ende e paligjshme që të udhëtosh jashtë shtetit, veç rasteve kur arsyet janë për punë apo kujdes mjekësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit