Italia vijon të ketë numër të ulët të rasteve të reja me koronavirus

Italia vijon të ketë numër të ulët…

Në Itali vijon të ketë ulje të rasteve të reja me COVID-19. 

Sipas autoriteteve shëndetësore, në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 335 persona.

Deri tani, në Itali janë regjistuar 243,344 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë numri i viktima në 24 orët e fundit është rritur me 4 vdekje nga dje, duke shënuar 17 viktima.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar 34,984.  /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit