Italianët protestë kundër vrasjes së shqiptarëve, asnjë reagim nga Shqiptarët

Italianët protestë kundër vrasjes së shqiptarëve, asnjë…

Një grup shoqëror në Itali ka protestuar të premten e 15 marsit kundër vrasjes së shqiptarit Kasem Kasmi në Frosinone të shtunën e shkuar, nga një tjetër shqiptar i identifikuar si Mikea Zeka i cili tashmë është arrestuar nga Policia.

Njerzit u mblodhën me pankarta në duar në hyrje të parkut Matusa në Piazza Cervini, për të ngritur zërin kundër këtyre ngjarjeve mjaft të rënda dhe heshtjes me të cilat ato lihet të kalojnë. Ata kanë bërë kthirrje kundër dhunës, duke shtuar “nuk jemi indiferentë”.

Pas ngjarjeve të përgjakshme të së shtunës së 9 marsit, me vrasjen e një të riu në via Aldo Moro në Frosinone, në marrëveshje me shoqatat e tjera të pranishme në zonë ndjemë nevojën për të organizuar një demonstratë për ligjshmërinë – shpjegon shoqata kulturore “Të gjithë ngjyrat e librit” – Mbrëmjen e së martës u mblodhëm në ambientet e Laboratorit Scalo, falë mikëpritjes së presidentit Luca Teatini, dhe reflektuam gjerësisht se çfarë mund të bëhej nga qytetarët e thjeshtë për të tërhequr vëmendjen për atë që ndodhi”, shpjegon shoqata që organizoi tubimin.

Pamjet e vrasjes u bënë virale në mjaft media, se si shqiptari i afrohet tavolinës ku ishin ulur 4 bashkëkombas të tij, dhe hap zjarr duke vrarë Kasem Kasmin dhe plagos tre miqtë e tij. Në ato momente lokali ka qenë i mbushur plot me klientë, të cilët të terrorizuar nga ngjarja janë futur poshtë tavolinave.

Por edhe pse krimi lidhet me shqiptarët, asnjë organizatë apo qytetar nuk është ngritur në protestë për të mbrojtur të drejtën e jetës. Njërzit e kanë lënë këtë ngjarje të kalojë në heshtje si dhjetëra të tjera më parë, duke mos reaguar fare!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit