Italianët që vijnë në Shqipëri, kanë filluar ta pyesin shumë rrjetin: “me çfarë merren shqiptarët që blejnë makina të shtrenjta?”

Italianët që vijnë në Shqipëri, kanë filluar…

Gjithmonë e më shpesh dëgjojmë nga kokat e qeverisë “informaliteti”, “të kapim informalitetin”, “lekët e padeklaruara”, “pastrim lekësh”…etj

Por praktikisht shkojnë “kapin” bizneset e vogla që shesin sallatë jeshile, damota, kastraveca, lakra të egra dhe libra në mes të rrugës dhe ndërkohë që merret me kastravecin, “informaliteti” prej vërteti i kalon viiuuuu, me 200km/orë.

Ka vërtet shumë makina super të shtrenjta në rrugët e Shqipërisë. Në shumicën e rasteve i ngasin djem dhe vajza 20-30 vjeçarë. Shqipëria nuk prodhon (përveç betonit), nuk ka industri që të sigurojë mirëqenie. Lind pyetja: ku i gjejnë lekët për të blerë makina që kushtojnë 80-100 mijë euro?

Do “me kap” informalitetin? Po të japim një ide (se ndoshta nuk të ka shkuar mendja) – Merru me makinat e shtrenjta që qarkullojnë me shumicë rrugëve të atdheut!

Nuk e di a u bën përshtypje Shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por Italianët që vijnë këtu për shembull, kanë filluar ta pyesin shumë rrjetin: “me çfarë merren shqiptarët që blejnë makina të shtrenjta?” Duan edhe ata të munden të blejnë makina po kaq luksoze me sa duket.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit