Italiani bën drift me makinë në qendër të Burrelit, gjobitet me 40 mijë lekë

Italiani bën drift me makinë në qendër…

Drifting është një sport shumë tërheqës e plot adrenalinë për të rinjtë. Shpesh ky mund të përfundojë në tragjedi pasi rrezikon ngjarje të rënda, ndërsa është dhe shqetësuese për personat që po flenë në atë orë. 

Së fundmi një 32-vjeçar italian ka kryer manovra të rrezikshme me mjet në Burrel. Siç shihet edhe në këto pamje i riu ka qenë duke bërë drift. Ai është shoqëruar në polici dhe është gjobitur me 40 mijë lekë.

“Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali,  është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore iu vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit