Italiani "ia fut sa krahu" hotel Reginës në Vlorë, e pabesueshme se si u tall me ta

Italiani “ia fut sa krahu” hotel Reginës…

Dasma është diçka shumë e bukur ku burri me gruan betohen që do të kalojnë një jetë së bashku.

Sipas Vlora News një italian ka ardhur për ta bërë dasmën në Vlorë, bashkë me një shtetase shqiptare.

Por situata filloj të bëhej e pazakontë sepse dhëndri pretendohet se iku pa paguar Hotelin Regina Group. Në fakt pretendohet se pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!

Në postimin në faqen e hotelit thuhet ndër të tjera se: “Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht! Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!”

Në fakt ky rezulton të jetë rasti i parë kur klienti “ia fut” një hoteli në Jug, pasi zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë të kundërtën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit