Italiani pranon se ka vrarë të dashurën shqiptare dhe e ka murosur në banesë

Italiani pranon se ka vrarë të dashurën…

Partneri italian i vajzës me origjinë shqiptare, Sibora Gaganit, Marco GR, ka rrëfyer vrasjes e saj, në vitin 2014. Asokohe viktima dhe italiani ishin në një lidhje, por që prej 9 vitesh nuk dihej asgjë për fatin e saj. 

Kjo ngjarje ishte zbulim i rastësishëm, pasi Marco u arrestua për tentativën e vrasjes së të dashurës së tij Paula, 28 vjeç, me të cilën kishte qenë i lidhur në mënyrë romantike deri në mars të këtij viti.

Marco ka konfimruar para policisë se trupin e Siborës e kishte murosur në muret e banesës ku ata jetonin së bashku në Torremolinos. Madje ai u ofrua që t’i çonte hetuesit pikërisht në vendin ku e kishte murosur trupin e saj.

Në pasditen e së hënës, 22 maj, rreth njëzet oficerë, të shoqëruar nga një komision gjyqësor, hynë në shtëpi, një apartament i ndarë në dy kate në qendër të Torremolinos dhe inspektuan muret. 

Hetuesit përdorën detektorë dhe më pas shpuan në zona të ndryshme të banesës në të cilat futën kamera për të kontrolluar nëse brenda kishte mbetje njerëzore të fshehura midis mureve. Ata inspektuan edhe banjën dhe dhomat e tjera. Kërkimet përfunduan pas orës 20:00, por nuk u gjet asnjë shenjë e trupit të vajzës. 

Ngjarja 

Sibora ishte 22 vjeç kur u zhduk nga Torremolinos. Gjatë këtyre gati nëntë viteve, të gjitha përpjekjet për të gjetur vendndodhjen e të resë nuk kishin çuar në asgjë. Deri javën e kaluar, kur policia zbuloi se Marco, pas arrestimit për krimin e Paulës, kishte qenë edhe partneri i gruas së zhdukur.

Ai ishte personi i fundit me të cilin Sibora pati kontakt para se të humbiste gjurmët. Më 7 korrik 2014 ata patën një bisedë në WhatsApp dhe ajo nuk u dëgjua më. Krimi kundër Paulës, një nënë 28-vjeçare e tre fëmijëve, më i vogli, rezultat i marrëdhënies me Markon, ka qenë filli lidhës që ka ndihmuar në zbardhjen e çështjes së gruas së zhdukur.

Pak para se të humbiste gjurmët, Sibora, e cila ishte në Spanjë me një dokument të falsifikuar italiane, u nda me ish-partnerin e saj dhe u transferua në një apartament të vogël në rrugën Calle Hoyo, në Torremolinos. Policia që në fillim e konsideroi një zhdukje me “rrezik të lartë”. E reja ishte zhdukur pa marrë celularin, pa rroba dhe kishte lënë të gjitha gjërat në shtëpi.

Nëna e Siborës kontaktoi me Markon menjëherë pasi nuk kishte asnjë lajm për vajzën e saj, me të cilën fliste përditë. Sipas të afërmve, gruaja e ka telefonuar për ta pyetur nëse ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme apo e dinte vendndodhjen e saj. Ai mohoi të kishte lidhje me zhdukjen e saj. E vetmja gjë që ai u tha atyre ishte se ata ishin përleshur disa ditë më parë dhe se që atëherë nuk kishte marrë asnjë lajm për të.

E reja italo-shqiptare, ashtu si Paula, punonte në biznesin e mikpritjes në Torremolinos. Ajo e filloi lidhjen e saj me Marcon në Nettuno (Romë, Itali) në vitin 2009 dhe mesa duket gjithçka po shkonte mirë. Familja dhe miqtë e saj e njihnin atë dhe kurrë nuk dyshuan për ndonjë gjë të keqe me partnerin e saj. Madje, Sibora kishte folur edhe për planet për t’u martuar me të dhe në vitin 2010 ata u transferuan në Costa del Sol në kërkim të punës.

Paula gjithashtu i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me të dyshuarin dy muaj përpara se ai dyshohej ta vriste atë të mërkurën, 17 maj, në apartamentin e saj në La Carihuela, në Calle San Ginés. Marco, sipas burimeve, ka refuzuar të largohet nga shtëpia ku të dy vazhdonin të jetonin së bashku, pavarësisht se e reja e kishte kërkuar këtë në shumë raste.

Rreth orës 11:30, thirrjet e viktimës për ndihmë alarmuan fqinjët. Menjëherë kanë shkuar në shtëpi, por mesa duket i vetmi që është përgjigjur ka qenë ish-partneri i saj. Sipas burimeve të SUR, pa hapur derën, burri u përpoq t’i bindte se asgjë serioze nuk kishte ndodhur. Ai ka ikur duke mbyllur derën pas tij, teksa banorët kanë lajmëruar urgjencën./SUR

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit