Iu bashkuan burrave në ISIS, SPAK jep pretencë për gratë 'xhihadiste'

Iu bashkuan burrave në ISIS, SPAK jep…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të martë pretencën për 5 gratë e akuzuara se kanë shkuar dhe i janë bashkuar bashkëshortëve të tyre në luftën në xhihad.

Fillimisht SPAK kërkoi dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ato do të përfitonin ulje dënimi me 1/3 në rast se do të shpalleshin fajtore. Por ky vendim u pezullua këtë të martë  duke zëvendësuar masën e sigurisë në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.

Ky vendim pritet nëse do të miratohet ose jo nga GjKKO disa ditë më pas. Gratë ‘xhihadiste’ u hetuan nga SPAK pas riatdhesimit të tyre në Shqipëri nga Siria, ku dyshohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe veprimtari ushtarake të një shteti tjetër.

Gratë në fjalë u larguan nga vendi ynë në vitin 2013-2014, duke shkuar pas bashkëshortëve të tyre në ISIS.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit