I'u dedikon këngë 'pjeshkave'. Pasioni i fshehur i Roza Latit

I’u dedikon këngë ‘pjeshkave’. Pasioni i fshehur…

Roza Lati është një nga moderatoret më të komentuara nga publiku, e cila njihet jo vetëm për stilin e saj, për pamjen fizike, por edhe për faktin e të folurit pa dorashka dhe pa komplekse.

Ajo zbulon shumë për jetën dhe personalitetin e saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Roza nuk ka nguruar të tregojë herë pas here se është një fanse e madhe e muzikës së Tupac, ndërsa në një prej postimeve të fundit në ‘Instastory’ është shfaqur në një studio muzikore.

“E kam një këngë dedikuar të gjitha vajzave që janë pjeshka…duke u bërë gati”, ka shkruar Roza krah fotos së saj në ‘Instagram’.

Moderatorja nuk ka zbuluar detaje të tjera duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin te ndjekësit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit