Iu dogj makina në orët e para të mëngjesit, flet biznesmeni: Nuk jam njeri i problemeve

Iu dogj makina në orët e para…

Mëngjesin e sotëm është djegur makina e biznesmenit të njohur Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Biznesmeni ka folur pas djegies së makinës. Ai ka thënë se ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka parë makinën e parkuar jashtë oborrit të banesës në flakë. Më tej, 56-vjeçari tha se nuk ka patur konflikte të mëparshme dhe ia la në dorë shtetit zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta.

Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet.

Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”, tha biznesmeni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit