Iu gjet drogë dhe një sasi parash në banesë, arrestohet 36-vjeçari

Iu gjet drogë dhe një sasi parash…

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat Italiane bënë me dije se në banesën e të  riut është gjetur drogë, por edhe mijëra euro.

Mësohet se shqiptarit i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash, 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit